Qëndrueshmëria ndaj fërkimit dhe lagështisë
Qëndrueshmëria ndaj fërkimit dhe lagështisë sipas DIN EN 13300 ose aftësia për pastrim e ngjyrave për mure të brendshme është e ndarë në pesë klasë, me ç’rast klasa e parë tregon kualitetin me të lartë dhe klasa e pestë atë më të ulët.
| Klasifikimi sipas DIN EN 13300 | Qëndrueshmëria ndaj lagështisë/numri i fërkimeve | Klasifikimi i vjetër: DIN 53778 |
| Klasa 1 | <5μm/200 fërkime | |
| Klasa 2 | >5μm deri 20 μm/200 fërkime | E qëndrueshme ndaj fërkimit |
| Klasa 3 | >20μm deri 70 μm/200 fërkime | E qëndrueshme ndaj fërkimit |
| Klasa 4 | <70 μm/40 fërkime | |
| Klasa 5 | >70 μm/40 fërkime |
Kontrasti
Kontrasti (aftësia mbuluese) është e lidhur me shpenzimin për m²(p.sh. Klasa e dytë me 7m²/Litër). Klasa e parë tregon
aftësinë më të madhe mbuluese.
| Klasifikimi sipas DIN EN 13300 | Aftësia mbuluese | Klasifikimi |
| Klasa 1 | ≥ 99,5 % | Mbulueshmëri e lartë |
| Klasa 2 | ≥ 98 dhe < 99,5 % | Mbulueshmëri e lartë |
| Klasa 3 | ≥ 95 dhe < 98 % | |
| Klasa 4 | < 95 % |
Shkëlqimi
Sipas DIN EN 13 300 matet me reflektometer dhe ndahet në katër klasë:
| Klasifikimi sipas DIN EN 13300 | Këndi i matjes | Vlera (me reflektometer) |
| E shkëlqyeshme | 60° | ≥ 60 |
| Shkëlqim mesatar | 60°/ 85° | < 60 / ≥ 10 |
| Mat | 85° | < 10 |
| Mat e vrazhdët | 85° | < 5 |
Madhësia maksimale e grimcave
Materialet që treten në ujë klasifikohen edhe sipas këtij kriteri. Materialet pa strukturë për mure dhe tavane kanë në
parim grimca me madhësi maksimale 100 μm dhe konsiderohen „fine“.
| Klasifikimi | Granulacioni | Produkti |
| Fine | Deri 100 μm | Ngjyra për muret të brendshme |
| E mesme | Deri 300 μm | Llaç |
| E vrazhdët | Deri 1500 μm | Llaç struktural fine |
| Shumë e vrazhdët | Mbi 1500 μm | Llaç struktural i vrazhdët |
Ngjyrat dhe llaqet moderne kërkojnë një përgatitje optimale të sipërfaqes me baza adekuate.
Me bazat e kompanisë Bitex, të përgatitura për nevojat tuaja speciale, mund të trajtohen sipërfaqet që do të lyhen me produkte të sigurta dhe të cilësisë së lartë.
